Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra’. Kjo fjalë e urtë shqiptare u mishërua më së miri mëngjesin e sotëm në kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Një ditë më parë, ai u betua e stërbetua se nuk kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.
E pranoi nënzë dje dhe e pranoi haptas mëngjesin e sotëm nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se e kishte fyer ish-kryeministrin Berisha duke i folur nga pas shpine.
I frikësuar nga faktet me foto e prova që opozita do të bëjë publike sot në sallën e Kuvendit, Rama duket se ka vendosur të lëshojë gjithë arsenalin e tij.
Nga foltorja e Kuvendit Rama pranoi se i kishte drejtuar Berishës fjalën ‘i rrjedhur’, ndërkohë që opozita pretendon se ai i ka drejtuar fjalë edhe më të rënda.
“Nuk na shqetëson fati i PD, por i opozitës. Ju jeni në rregull, pasi kur kapni një mikrofon dhe thoni ca të doni dhe ju vend inat kur dikush nëpër dhëmb ju thotë, ‘keni rrjedhur’”, tha Rama.