“Shqipëria ka ndarje të thellë politike, ku politika dhe marrëdhëniet mes klaneve ndërthuren në një rrjet hakmarrje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave po lulëzon në këtë vend.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vend që ti përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisë, rishtazi e ka përkeqësuar gjendjen duke folur për Shqipërinë e Madhe dhe duke ushqyer frikën e shkëputjes të pakicave shqiptare në Maqedoninë fqinje”.
Kështu shkruhet për Shqipërinë në artikullin me titull “Çfarë duhet të bëjë Evropa për vendet e Ballkanit Perëndimor” e botuar sot në Këshillin Evropian mbi Marrëdhëniet e Jashtme.
Artikulli flet se si BE-ja ka lënë pas dore vështirësitë e Ballkanit në ekonomi dhe politikë, në emër të qëndrueshmërisë së rajonit dhe cilat janë hapat që BE duhet të marrë për të përmirësuar gjendjen në rajon.
Më tej në artikull shkruhet se:
Bashkimin Evropian duhet të lërë mënjanë “Stabilokracinë” dhe të përballet me udhëheqësit politik kleptokratë të Ballkanit.
Këmbëngulja në stabilokraci, në rajon, amplifikon problemet e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si strehë për korrupsioni, nxit rininë të emigrojë dhe e shtyn rajonin larg BE-së.
Ballkani pavarësisht uljes së varfërisë dhe dhunës vazhdon të ketë tensione etnike të fshehura nën sipërfaqe. Gjithashtu ekonomitë e dobëta të Ballkanit të prekura nga papunësia në rritje tek të rinjtë dhe korrupsioni kanë sjellë rritjen e kërkesave për emigrim në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë.
Në mungesë të një procesi anëtarësimi efektiv, kërkimi për qëndrueshmëri në periferinë e Evropës ka motivuar udhëheqësit evropian të mbyllin një sy ndaj intimidimit të opozitës dhe rritjes së autoritarizmit.
Këto veprime të BE-së kanë rritur pakënaqësinë mes qytetarëve të Ballkanit. Tani, vetëm 39 për qind e qytetarëve duan të anëtarësohen në BE. Udhëheqësit politik e shohin të gjithë procesin e anëtarësimit në mënyrë cinike. Ashtu sikur tha edhe një drejtues lokal — “Ne gënjejmë [BE-në] se ne jemi serioz për reformat, dhe ato na gënjejnë ne se ato janë serioz për anëtarësimi”.
Kjo tregon se pavarësisht se BE nëpërmjet procesit të Berlinit ka krijuar një fond për infrastrukturën si përpjekje për të ringjallur procesin e anëtarësimit, ndryshimi i vërtet vazhdon të mbetet ndërhyrja politike.
Kjo do të thotë se BE duhet të ndërhyjë në politik. Ajo nuk mund të lejoj qendrimin në pushtet për një kohë kaq të gjatë të një udhëheqësi si Nikola Gruevski në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE.
Marrë nga ecfr.eu-Përgatit: Exit.al