Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër video, ku denoncojnë krimin e shëmtuar që po i bëhet Butrintit. Siç shihet edhe në videon e publikuar në Facebook, nga ish-kreu i qeverisë, ndryshe nga sa deklaroi ministrja Kumbaro, në Butrint jo vetëm që po përdoret beton, por po prishet e gjithë struktura arkeologjike.
Berisha në denoncimin e tij akuzon kryeministrin Rama, se ka dhënë urdhër për të ndaluar mediat që të mos filmojnë krimin e shëmtuar që po ndodh në Butrint.
Ndërkohë që në video, dëgjohet dhe debati mes gazetarit dhe puntoprëve, të cilët nuk e lejojnë atë të filmojë atë çfarë po ndodh në Butrint.
‘Rama urdhër për të fshehur ndaj publikut dhe mediave krimin e shëmtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Butrint! Shikoni videon’, shkruan ish-kryeministri në Facebook.
Ndiqni videon: