Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Hibaljat në Itali, i cili sipas opozitës është i afërt ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe po sipas tyre, trafikonte drogë me ‘Audin’ e ministrit.
“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur”, shkruan Basha në Fascebook.
“Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, vijon kryetari i PD-së.