VIDEO/ Si u zbulua nga përgjimet banda që trafikoi 3.5 ton drogë në Itali, 4 shqiptarë në pranga (Emrat)

0
224

Karabinierët e Katanias në Itali kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare me 11 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e armësh.

 

 

Organizata në vitet fundit kishte mundur të transportonte në Itali nga bregu shqiptar rreth 3.5 ton marijuanë, që është sekuestruar në disa raste gjatë dërgesave.

Në veçanti, organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një qarkullim që kapte vlerën e 20 milionë eurove.

Operacioni u zhvillua pas përgjimeve të shumta telefonike. Përgjatë hetimit, janë konfiskuar sasi të ndryshme droge, me arrestimin e 20 korrierëve.

Pjesë e hetimit ishte dhe ndalimi e sekuestrimi i një peshkarexhe dy vite më parë që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë si dhe qindra municione. Si përfundim janë arrestuar 7 pesrona, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here