Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e Krimeve të Rënda.
Kryefjalë e takimit ka qenë dosja e organizatës së drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj dhe që implikon edhe ish ministrin Tahri.
Pjesë e takimit mes Llallës dhe prokurorëve ishin edhe drejtues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë në prokurori.
Po ashtu, ditën e sotme ishte kërkuar takim me Llallën nga Tahiri, por ai e ka refuzuar pasi kishte axhendën e zënë.