Sekuestrohet gomonia 150 mijë euroshe e bosit nga Elbasani të akuzuar për pastrim parash

0
191
Policia e Vlorës ka vijuar operacionin “Vjeshtë 2017”, i cili synon sekuestrimin e aseteve të përfituara nga vepra kriminale dhe konkretisht sot, ka sekuestruar një supergomone me vlerë 150.000 euro.

Policia e Vlorës njoftoi se “mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Dosja iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale ndërkohë që Policia e Vlorë do të vijojë me operacionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here