Policia e Shtetit ka noftuar se Dogana Greke nuk do të funksionojë për 24 orët e ardhshme.
“Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet të qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit Greqisë dhe anasjellras.
Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesëve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!