Prova e Prokurorisë: Tahiri ka udhëtuar në 2014-ën me Habilajt. Ja datat

0
270

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se deputetit Saimir Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë nën shoqërinë e Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj.

“Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tahiri i ka siguruar Habilajve paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale

Po ashtu Prokuroria thotë se nga hetimet është arritur të zbulohet se “personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri. Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shëprblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal.”

Përfitimit monetare shkonin direkt te ish-ministri Tahiri

“E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here