Rama dorëzoi Tahirin/ Ish ministri: Unë do arrestohem. Gazetarët e Ramës: Jo, nuk kanë prova akoma

0
248

Kjo është ajo që ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë këto 24 orë në Tiranë.

Pas përgjimeve të bëra publike fillimisht nga mediat italiane e më pas nga ato shqiptare, Edi Rama e dorëzoi Saimir Tahirin. Vetë Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë pohoi mbrëmë në “Opinion” se: Unë nesër do të arrestohem dhe pika loti mjegulluan syzet e tij.

Po sot?

Rama ka ndryshuar kurs, e me një frymë gazetarët e oborrit të tij që siç duket do tu mungojnë të mbjellat në malet e Tepelenës, i thonë Tahirit: Jo, ti nuk do të arrestohesh, ti nuk ka akoma prova kundër teje.

Lexojeni me kujdes, nuk i thonë “nuk je i pafajshëm” por “nuk ka prova”.

Ndërkohë i zoti i punës që e di se çfarë ka bërë, pohonte një natë më parë: “Unë nesër do të arrestohem”. A ka gazetar në botë që i thonë një zyrtari të lartë: Qetësohu se nuk ka prova kundër teje, kur ai vetë pohon se do të arrestohet?

Dhe a ka zyrtar të lartë që pohon: “Unë nesër do të arrestohem” kur e di që nuk ka bërë asgjë për tu arrestuar?

Shikojeni këtë komedi. Nuk ka më pikë rëndësie arrestohet apo jo Saimir Tahiri, rëndësi ka që nga ky moment nuk ka njeri të mos e di se ai dje Edi Rama e kanë vënë shtetin në shërbim të trafikut lokal dhe ndërkombëtar të drogës e armëve.

Dhe që me ato para janë blerë zgjedhjet. Gjithashtu, nuk ka shqiptare që nuk po lexonte gazetarët që shkruajnë pasi janë paguar me gjethe jeshile.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here