Pasi ripërsëriti shprehjen “S’keni parë gjë akoma”, ish-ministri i Brendshëm, rikthehet në banesën e tij, atje ku ndryshe nga një ditë më parë nuk e prisnin simpatizantët.
Vetë ish-ministri, siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Klajdi Bodlli, nuk ka dashur të komentojë më shumë se pak minuta më parë. Ai iu ka kërkuar gazetarëve të largohen e të mos e presin më para banesës, pasi nuk ka gjë për të thënë.
Për të mësuar nëse do t’i hiqet apo jo mandati i deputetit me qëllim që t’i hapet rrugë zbatimit të kërkesës së Prokurorisë për ta arrestuar do të duhet të presim paraditen e nesërme në orën 10:00.