Kërkesa për arrestimin e Tahirit, Opozita: Ruçi nuk pranon të heqë imunitetin

0
201

Deputetët e Opozitës, pjesë e mbledhje së Këshillit të Imuniteteve u shprehën se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë një vendim absurd. Sipas tyre, ai ka vendosur të vijoi seancën me dyer të mbyllura, por ne nuk pranojmë. Sipas tyre, PS nuk duhet të mbrojë Tahirin, por ti hapi rrugë drejtësisë. “Ka prova të qarta për implikimin e Tahirit. Ne nuk jemi as gjykatës e as prokurorë, gjithësesi ne vlerësojmë se provat janë dhe duhen vlerësuar në organin e akuzës, hetimi dhe më pas gjykimi, sipas procedurës ligjore dhe ne duhet ti hapim rrugë këtij hetimi dhe Ruçi nuk duhet ta mbajë mbyllur vijimin e punimëve”, tha Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Nasip Naço i LSI tha se kjo forcë politike do i thotëpo prokurorisë për kërkesën e saj. “Ne duam që hetimi të bëhet i plotë dhe pa pengesa. Duam që të gjitha provat të administrohen dhe të shkojnë për gjykim sipas procedurës. LSI, edhe për deputët e saj nuk ka dhënë kurrë mbrojtje përmes imuniteti, pasi drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj, pavarëisht funskionit që kanë personat nën hetim”, vijoi Naço.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here