Ramush Haradinaj, takim zyrtar me nënën në Kryeministri

0
365
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur zyrtarisht të shtunën në selinë e qeverisë, disa persona të veçantë që e kanë uruar për marrjen e detyrë. Haradinaj e ka njoftuar takimin vetë në Fb:

“Secili takim me nanën na i freskon kujtimet e fëmijërisë dhe të rritës, na i kujton vuajtjet por edhe ëndrrat dhe gëzimet familjare.

Sot më zbukuruan ditën me vizitën e tyre nana ime, Ruka, dhe motrat Mema e Antigona, si dhe kunata Suzana, që erdhën nga Gllogjani për t’më uruar për përgjegjësitë që kam marrë për ta drejtuar Qeverinë e vendit.

I jam mirënjohës nanës dhe i përkulem, jo vetëm që më ka sjellë në këtë botë, por mbi të gjitha si nanë e dashur dhe durimtare e dhjetë fëmijëve.
Duart e nanës janë vet metafora e jetës, ato na kanë ushqy, përkëdhelë e vënë në gjumë, ato duar na kanë dhënë ngrohtësi, na kanë ngritur lartë, deri në nivele më siperane të jetës!

Prandaj, dashuria individuale për nanën është njëherësh edhe universale dhe më inkurajon që gjithnjë të jem në shërbim të të gjithë njerëzve të Kosovës, pa dallim, i dashur dhe i kujdesshëm për me i dalë në ndihmë secilit njeri që ka halle. Falemnderit nanë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here