Në morinë e të dhënave kompromentuese për Saimir Tahirin këto ditë, doli edhe një denoncim i ish-kryeministrit Berisha se edhe syzet e ish-Ministrit të Brendshëm ishin blerë nga Habilajt.
Këto janë disa foto të Tahirit në Komisionin e Mandateve ditën e shtunë, që tregojnë se 38 vjeçari mban një palë syze vërtet të shtrenjta.
Shikoni me kujdes foton më poshtë:
Dallohet qartë se shkrimi i gdhendur në syzet e Tahirit është Maybach Manifactur, një prej markave më të shtrenjta në qarkullim.
Në faqen e internetit të kompanisë Maybach se çmimi i tyre është 10 mijë e 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme parash për ish-ministrin.