Adriatik Llalla: Kontroll më i rreptë kufirit, institucionet nuk e kanë përmbushur detyrën

0
164

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka tërhequr vëmendjen institucioneve në vend se “duhet të jenë më efiksae në terren” lidhur me luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës. Llalla theksoi se duhet “një kontroll më i rreptë i vijës kufitare, pasi faktet tregojnë se këto institucione nuk kanë përmbushur në mënyrë korrekte detyrimet e tyre.”

“Hetimet e antimafies italiane së fundmi, – tha kryeprokurori, –  kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë, tonelata lëndë narkotike kanabis dhe në shumë raste kjo është realizuar me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.”

Llalla foli në konferencën “Lufta kundër trafikut të drogës” mbajtur në Tiranë sot nga Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Francës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here