‘Çështja’ Tahiri përplas Kushtetutën me rregullore. A do të kërkojë Rama votim të hapur?

0
246
Ndërsa nesër pritet votimi për arrestimin ose jo të Saimir Tahirit, mënyra e votimit ende është e paqartë. Kushtetuta përplaset me rregulloren e kuvendit dhe precedentët e mëparshëm për votim të hapur apo të mbyllur për heqjen e mandatit të deputetëve.

Të mërkurën parlamenti ka vetëm një pikë rend dite, votimin e raporteve të Këshillit të Mandateve për arrestimin ose jo të Saimir Tahirit. Në bazë të rregullores së Kuvendit, neni 118, pika 4 për heqjen e imunitetit të deputetit, ndër të tjera thuhet se:

4. …Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Pra, votimi në seance bëhet i fshehtë, njësoj si precedentët e mëparshëm për dy deputetët Tom Doshi me tetëdhjetë vota dhe me 79 vota pro e një abstenim për heqjen e mandatit të kreut demokristian Mark Frroku me 26, mars 2015, Armando Prengën në 7 shtator 2015, me 118 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, dhe më 9 maj 2016 Mandati i deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku

Kuvendi ka votuar me 106 vota pro dhe 2 kundër.

Mirëpo Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, thotë ndryshe përsa i përket mënyrës së votimit… “Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.”

Përditësimi i fundit i Rregullores së Kuvendit është bërë në vitin 2011, ndërsa i ndryshimeve në kushtetutë në 2016. Për sa më sipër, palët mund të kërkojnë votim të fshehtë, duke kërkuar respektimin e precedentëve të mëparshëm, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë kërkese për të pasur votim të hapur…

Për këtë të fundit, ndoshta më e interesuar do të ishte vetë mazhoranca, si për të pasur transparente nën xham votat e çdo socialisti, që sipas qëndrimit të grupit, duhet të jenë kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Duke ditur që kushtetuta prevalon mbi rregulloren, del qartë se Kuvendi duhet t’i bëjë ndryshime rregullores, të lënë në harresë… /BW.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here