Kush është deputeti `spiun`, që nxori sekretin për dëshmitaren B? Në kërkim…

0
296

Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka nisur një hetim serioz për Komisionin e Mandateve në Kuvend me qëllim gjetjen e deputetit përgjegjës që nxori emrin e gruas, oficeres së policisë që ka dhënë një dëshmi decizive për lidhjen e ngushtë të vëllezërve Habilaj dhe ish-ministrit të Brendshëm Habilaj.

Mësohet se grupi i prokurorëve i cili ka dorëzuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit dëshmi dhe informacion të klasifikuar u ka marrë të gjithë anëtarëve firmat për mos nxjerrje të sekretit dhe ka kërkuar në mënyrë të prerë që të mos rrjedh asgjë në publik.

Por menjëherë pas përfundimit të punës së komisionit, emri i plotë i gruas, një oficere karriere në Policinë e Vlorës, nënë e tre fëmijëve u bë publik prej disa mediesh. Pas kësaj Prokuroria e Krimeve të Rënda urgjentisht morri të gjitha masat për të siguruar jetën e saj dhe të familjes, duke i dhënë statusin e dëshmitares së mbrojtur.

Paralelisht me këto masa ka nisur edhe një hetim i posaçëm për nxjerrjen e sekretit hetimor nga ana e anëtarëve të Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit. Sekreti doli vetëm pak minuta pasi prokurorët u dorëzuan dosjen deputetëve, menjëherë pas mbylljes së mbledhjes me dyer të mbyllura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here