VIDEO-LIVE/ Nesër Kuvendi voton për ‘çështjen Tahiri’. Ja çfarë thotë sot ai

0
186

 

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për media nga selia e Kuvendit, për të mbrojtur sërish veten.

Pjesë nga deklarata:

Nuk është rastësi që paralelisht që po më bëhet gjyqi juridik, vazhdon dhe ai politik nga ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur nga xhepat e qytetarëve, që nuk kanë as kursye as familjarët, por unë u them se do ta përballoj dhe këtë.

Me këtë politikë të pistë, u them “rrini pa merak” se unë do ta përballoj këtë sido të jetë.

Nëse ka një dritare sado të vogël që të dalë e vërteta për njerëzit unë do të jem aty dhe jo me fjalë, as me thashetheme por me prova. Për mua nuk ka rëndësi debati politik, por e drejta e shenjtë.

Për çmimin e së vërtetës unë jam i gati të paguaj me gjithçka kam dhe do ta gjej vetë pa ndihmë dhe mbështetje të cilido lloji.

Unë tani jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti.

Siç e shihni, unë sigurova këtë dokument (e shfaq para medias) nga Prokuroria e Katanias. Mban datën 23 e thotë se sa për shtetasin Saimir Bashkim Tahiri nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë ndonjë procedim penal

Pra, Prokuroria e Katanias që ka hetuar 4 vjet grupin kriminal ku “bëja pjesë dhe unë”, nuk ka gjetur asgjë për të nisur procedimin penal ndaj meje e thotë se nuk është hetuar kurrë ndaj meje deri më sot. Po si është e mundur që Prokuroria jonë kërkon arrestimin tim?!

A nuk thanë prokurorët tanë se prisnin letra nga Italia? Edhe unë po pres? Kaq të vështirë e kishin ata të merrnin këtë përgjigje që e mora unë për 48 orë? Kuptohet në ato përgjigje se ka një Saimir që ka kamionë dhe merret me trafik droge se unë s’mund të isha njëherësh edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i bandës.

Si ka mundësi që prokuroria që e pranoi publikisht, nuk e dinte fare se unë kisha kërkuar hetim për Habilajt makinën dhe gjithçka u tha atëherë për përfshirjen në trafik droge? Si ka mundësi që nuk e dinte që ka hetuar 1 vit e nuk ka kthyer përgjigje?

Në këtë fletë të bardhë të prokurorisë

Ajo racë politike ku Luli dhe Monika janë të parët, ku hyjnë pallavrat e çdo lloji të politikës dhe parashikimet se do bjerë tërmet dhe hyjnë përbetimet se në Shqipëri do të ndodhë hataja dhe  NATO-s do të vijë këtu nga lloj-lloj analistësh duke bërë llum Shqipërinë, si nuk e mori kush mundimin të bëjë një verifikim minimal si ky që bëra unë por shfreu fantazinë?

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1629198317161451/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here