Aktorja dhe këngëtarja Janet Jackson konfirmoi se ishteshtatzënë për herë në parë në moshën 50-vjeçare. Kjo gjë, ashtu sikundër edhe lajme të tjera shtatzënish në moshën 50 vjeç kanë ngjallur diskutime si është e mundur që një grua të mbesë shtatzënë në këtë moshë. Sipas mjekëve vezoret e femrave nuk prodhohen më shumë me kalimin e moshës dhe fuqia riprodhuese e tyre fillon të bjerë më kalimin e kohës. Kjo do të thotë që shanset për të mbetur shtatzënë natyralisht pas moshë 50 vjeç janë vetëm 1 %, por tashmë teknologjia ka përparuar dhe femrat në moshë të re mund të ruajnë vezoret e tyre në mënyrë që të bëjnë një fertilizim in vitro deri në moshën 45 vjeçe. Pas moshës 45 vjeçe rastet për të mbetur shtatzënë janë shumë të rralla edhe me fertilizim in vitro shpjegojnë doktorët. Në thelb femrat mes moshsë 40 dhe 50 vjeç mund të mbeten shtatzënë duke përdorur vezoret e dhuruara ose të tyret të ruajtura të ngrira kur ishin të reja. Vezoret e ruajtura bashkohen me spermën e partnerit në laborator dhe më pas embrioni transferohet në mitrën e femrës. Kjo teknologji nuk është risi dhe mendohet se është përdorur për herë të parë që në vitin 1992. Nuk ka masa paraprake apo të veçanta për femrat e mbetura shtatzënë në moshë të madhe, përveç se atyre masave Masat janë njësojë për të gjitha femrat pavarësisht moshës si: të shmangin alkoolin, të ushqehen shëndetshëm, të pinë vitaminat e nevojshme sidomos gjatë muajve të parë, të shmangin sportet e rënda etj. Shtatzënitë në këtë moshë janë të sigurta dhe me rrezik më të ulët nëse femra shfaqin qëndrueshmëri mendore dhe emocionale.