“Metallica me flamurin kombëtar – flamuri më i bukur, Mr. ‘Flamuri i Botës’”, e komenton ish-Kryeministri, fotografinë që ka bërë bujë.
Historia e fotos
Grupi i famshëm muzikor “Metallica” ka pozuar me flamurin shqiptar gjatë ditëve të fundit të turit të tyre në Britani. Fotografia në fjalë është realizuar nga një djalë shqiptar, i cili jeton atje.
Ky person është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ka publikuar postime, përmes së cilave ka treguar se është një fans i madh i “Metallicas”.
Ervin Gjonaj, i cili në Instagram mban emrin e liderit të grupit, ka shfrytëzuar takimin me ta, për të shpalosur flamurin kombëtar, duke pozuar me ta.
Madje, flamurin e Shqipërisë ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit.
Përveç flamurit, Gjonaj u ka dhuruar atyre edhe një fanellë të Kombëtares.
Dhe në nderim, “Metallica” të martën në koncertin e mbajtur në Londër kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë, pjesëmarrës në këtë koncert.