Nga Artan Fuga
Kisha vendosur të bëja një test, të merrja lajmet nga aktualiteti, jo duke ndjekur median, por duke dëgjuar komentet e audiencave në biseda me të njohur e gjysmë të njohur nëpër kafene.
He mo ç’thone mediat. Hic o profesor! Po nuk eshte i keq kanabisi, se po te ishte të huajt do ta kishin ngritur zerin qysh ne fillim. Jo oreeeee? – u habita! E mo pse çfarë? Pastaj shteti për të marrë ca lekë e mbush arkën e bëri, se me çfarë do të paguante rrogat? Jo oreeeee? Pra, i bie që shteti e la kanabisin, që t’u jepte lekë policave që me rrogat e tyre ata të mobilizoheshin për të luftuar kanabisin, që çmimi i mallit të rritej edhe më shumë, që shteti të merrte edhe më shumë lekë, që t’i paguante më mirë policat dhe kështu hajde vallja rrotullo hë! Ehuu nuk i dimë ne këto punë! E mo edhe në kohë të xhaxhit bëhej kontrabandë, ja aty te kalata zero! Te porti! Jo oreeeeee!
E mo ata komunistat të këqinj ishin, por të ndershëm ama, kur bënin ata kontrabandë si mos bëjnë këta që dihet se çfarë janë… Cfarë janë mo? Ehuuuu, o profesor, pse bën budallain tani! Pastaj nuk gjen të keqe nga të kanabisit o prefesor, këta kanë zakone e terbiete, ruajuni nga ata të prostitucionit, ata janë të poshtër, këta janë burra! Vërtet??? Po ore, mos e diskuto! Po, mirë i bika që kot… Kot o fare, kot, duan të mbulojnë diçka tjetër dhe hajde mo hapin tema kot! E mbolli populli o prefesor, dhe askush nuk e ndalte dot! Se nuk ka punë, bujqësia për ibret, eksport mallrash bujqësore nuk bën dot, tregu i brendshëm i mbushur me mallra të huaja, çfarë të bënte??? Jo ore??? Mos e diskuto, se edhe këta italianët, kujton ti o naiv se e kanë nga drejtësia??? Po nga mo, aman ma thuaj edhe mua se pas orën 21°° unë e fus televizorin në frigorifer dhe frigoriferin e parkoj në trotuar, se nuk ke se çfarë sheh!!! Me përjashtim të ndonjë televizioni që nuk e ndaj! Po ja u kemi prish pazarin ne atje mo!!! Ashtu he! E sigurt! Ika dhe mendova këta janë gati të votojnë në çdo çast çdo parti kanabisi! Ku punon mo ti? Jo unë këtu sheh dantella dhe çakmakë, ca i deklaroj ca jo, se të paguash taksat i bie të heqësh një veshkë ta shesësh për të shlyer borxhet, por gruaja mo gruaja punon te taksat. E kupton vetë ti! Do m’a lësh ta ha këtë byrekun se më hape barkun o burrë!