Policia gjyqësore kontroll shtëpisë së Tahirit, ja ku po qëndron tani ish-ministri (FOTO)

0
186

Ndërsa oficerët e policisë gjyqësore kanë nisur kontrollin e detajuar në banesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ky i fundit është zhvendosur nga ambientet e brendshme të shtëpisë dhe ka vendosur të qëndrojë në ballkon.

Ai ndodhet i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, në pritje të kontrollit nga 4 oficerët, të cilët kanë zbarkuar në banesë që prej orës 14.00 të ditës së sotme.

Ky kontroll erdhi një ditë pasi parlamenti votoi kundër arrestimit të deputetit e duke rrëzuar kështu kërkesën e prokurorisë së krimeve të rënda.

Tahiri është filmuar nga mediat në ballkonin e shtëpisë i qetë dhe në pritje të përfundimit të kontrollit, për të gjetur prova inkriminuese ose jo. Një ditë më parë kuvendi i Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit me 75 vota pro dhe 60 kundër.

Raporti i mazhorancës patrashikonte që të autorizohet prokuroria për kontroll personal dhe të banesës së Tahirit, daljen e tij jashtë shtetit dhe çdo veprimtari tjetër hetimore por kërkon rrëzimin e masës së arrestit me burg.

3.jpg

4.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here