Kryemadhi: Rama mbrëmjen e kaluar u shfaq në rolin e ‘Lolos’ , por para prokurorëve të vërtetë …

0
214
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si shfaqje të turpshme, sjelljen e kryeministrit Edi Rama, mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

Me anë të një postimi në Facebook, kryemadhi ka theksuar se Rama edhe mbrëmjen e kaluar ka luajtur rolin e ‘Lolos’, duke harruar se para prokurorëve nuk do jetë ai që do ti shkruajë pyetjet, por do të ketë vetëm mundësinë e përgjigjeve.

Ja postimi i Kryemadhit:

‘Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri. Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here