Kthehet ora diellore, këshilla si të përgatitemi për stinën e ftohtë

0
215

Në natën mes të shtunës 28 dhe të dielës së 29 tetorit, akrepat e orës do të lëvizin një orë mbrapa.

Kjo na bën të flejmë pak më shumë, duke rikuperuar orën që na “u vodh” në fund të marsit. Është pikërisht ky zvogëlim i periudhës së ditës, që krijon sensin e melankolisë që karakterizon ditët e para të orarit të ri. Bëhet fjalë për një fazë kalimtare dhe përshtatjeje në të cilën është mirë që të kujdesemi për mirëqënien tonë.

Gjumi– Me ritmin e orës diellore do të kemi pak më shumë kohë të flemë dhe kjo e bën ndryshimin e orës pak më traumatik, sesa kur ndodh në pranverë, kur privohemi nga një orë pushim. Në mëngjes është e rëndësishme të zgjohemi në mënyrë më të qetë: nëse zilja e zgjimit ka një zhurmë bezdisëse mund ta zëvendosjmë me një orë që në momentin e orarit të duhur të ndezë një dritë të vogël, në mënyrë që të na zgjojë në agim.

Mos hiqni dorë nga koha juaj– Duke parë se mund të shijojmë pak më shumë pushim është mirë që mos të zgjohemi në momentin e fundit; e menaxhojmë kohën në mënyrë që të vishemi me qetësi dhe të hamë mëngjes shpejt. Ne marrim zakonin të organizojmë gjërat që na nevojiten një natë më parë, për shembull duke shtruar tavolinën e mëngjesit dhe të bëjmë gati ato që duhet të marrim me vete mëngjesin tjetër.

Stop stresit– Dimri është koha e vitit kur shumë bimë hyjnë në gjendjen e pushimit dhe disa lloje të kafshëve shkojnë në letargji. Ne njerëzit duhet të paktën t’i lejojmë vetes të ngadalësojmë ritmet dhe të mbështesim dëshirën për të pushuar. Natyra na tregon këto kohë fiziologjike: mësojmë të kuptojmë çdo mundësi për t’u çlodhur dhe kur ne më në fund ndalemi, edukojmë mendjet tona për të ndaluar rrjedhën e mendimeve të zakonshme.

Të shijojmë dritën- Arsyeja përse ndërrimi i stinëve na bën shpesh të ndihemi më të stresuar nga sasia e dritës në dispozicion: përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë të jetë e mundur orët e ndriçimit për të ndenjur jashtë, ndoshta duke bërë një shëtitje të këndshme.Temperaturat ende të buta të kësaj vjeshte të çuditshme janë një stimul i madh për aktivitetet në natyrë, nga sportet e hapura deri në pikniket e fundit të sezonit me familjen dhe miqtë. Drita e diellit favorizon prodhimin e endorfinave, lufton melankolinë dhe na ndihmon për të mbajtur edhe për pak kohë  gjurmët e fundit të nxirjes gjatë verës.

Dhuroni disa përkedheli- Muajt e ardhshëm janë më të vështirat dhe më  impenjativët për fizikun tonë. Është një rregull i mirë për t’i dhënë trupit tuaj një vëmendje shtesë, me ushqim të shëndetshëm dhe pak sport.Ata që kanë mundësi, mund t’i dhurojnë vetes një një ditë në qendrat e mirëqënies, nëse jeni shumë të zënë përpiquni të paktën t’i kushtoni vetes një hapësirë të vogël gjithë ditës. Vetëm gjysmë ore në ditë për një dush të nxehtë të ngrohtë, për një rit bukurie ose një lexim të mirë, në komoditetin e e një cepi të qetë të shtëpisë.

Kujdesi në tavolinë- Ndërrimi i sezonit është një moment i shkëlqyer për të dalluar zakonet tuaja të të ngrënit. Asnjëherë si tani është e nevojshme të synojmë të konsumojmë ushqime të shëndetshme dhe ushqyese që mund të na japin të gjitha elementet që duhen për të qenë energjeikë . Ideale është si gjithmonë të mos mungojnë frutat dhe perimet sezonale, pra ushqimet janë aleatët e lidhur me energjinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here