Pas dorëheqjes së kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, vjen edhe emërimi i ri.
“BalkanWeb” mëson se pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutesh me Presidentin e Republikës, Ilir Meta ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo, nga Korça.
Propozimi i Ramës për lirim dhe emërim në krye të SHISH, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Ajazi për kontributin e tij.
Ajazi mori drejtimin e SHISH në gusht të vitit 2012, ndërsa 1 javë më parë dha dorëheqje, duke mos lënë më asnjë vend për diskutim. Duhet theksuar fakti se mandati i kreut të SHISH është i papërcaktuar, ndërsa ai emërohet me propozim të kryeministrit dhe më pas presidenti i miraton.