Basha: Beteja për shqiptarët është krimi që ka kapur shtetin, do ta dërgojmë Tahirin para drejtësisë

0
150

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një status në profilin e tij në “Facebook”, Basha shkruan se politika e Ramës, është ajo e krimit.

Ndërsa, nga ana tjetër, Basha shton se kryeministri ka çuar më shumë se 30 mijë biznese drejt falimentimit, mbylljes se mijëra vendeve te punës, rritjen e çmimeve dhe zhytjen e shqiptareve në varfëri.

Kreu i PD-së, shprehet se beteja e opozitës është dërgimi para drejtësisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, para drejtësisë, si mbështetësi dhe përfituesi të trafikut te drogës.

“Politika e Edi Rames eshte krimi dhe droga. Eshte politika e tij qe ka cuar 30 mije biznese drejt falimentimit, mbylljes se mijera vendeve te punes, rritjen e cmimeve dhe zhytjen e shqiptareve ne varferi. Politika e Rames beri qe 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojne dot buken e femijeve, 39% e shqiptareve nuk paguajne dot faturen e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojne dot ngrohjen për femijet.

Beteja jone per dekriminalizimin e shtetit, per venien para drejtesise te Sajmir Tahirit si mbeshtetesi dhe perfituesi i trafikut te droges eshte sot beteja me jetike per shqiptaret. Sepse krimi ka kapur shtetin, varferia dhe mjerimi ka pushtuar anembane vendin, papunesia dhe pamundesia po shtyn drejt emigrimit mijera te rinj e intelektuale.

Opozita eshte ne krahun e njerezve. Rama dhe qeveria e tij jane te zhytur ne krim dhe te kapur nga krimi; jane problemi dhe jo zgjidhja.”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here