Orë tmerri në dhomën e hotelit, si e mori peng dhe e masakroi durrsaku 21-vjeçaren nga Ukraina

0
198

Orë tmerri ka kaluar një 21-vjeçare nga Ukraina në një dhomë hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.

 

 

Xhebexhia sipas policisë, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H., 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë.

E reja është dërguar në spital, ku ndodhet në terapi intensive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here