Një vajzë është përdhunuar në banesën ku jetonte në kryeqytet, ndërsa një 25-vjeçar është shpallur në kërkim.
Një ditë më parë, vajza është paraqitur në komisariatin numër 1 për të bërë denoncimin.
Sipas të dhënave të pakta të policisë lidhur me ngjarjen, vajza ka thënë në denoncimin e saj se G.J., 25 vjeç, ka hyrë në banesën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të duke përdorur forcën.
Po punohet për kapjen e G.J., thuhet në njoftimin e policisë, pa dhënë të tjera detaje për ngjarjen.
Materialet në ngarkim të të riut iu referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.