Meta dekreton lirimin nga detyra të kreut të SHISH, Visho Ajazit

0
179

Presidenti Ilir Meta dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, z. Visho Ajazi Lika, pas dorëheqjes së paraqitur prej tij.

Më poshtë, dekreti i plotë i Presidentit:

D E K R E T PËR LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here