Sherri për pronën, 60-vjeçari nga Fieri kërcënon vëllain me çifte

0
194

Një 60-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri vëllain e tij. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Boçovë. Burime zyrtare pohuan se Sterio Jarua, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu shtetasin me inicialet H.J, 67 vjeç.

 

 

NJOFTIMI I POLICISE
Kanos me armë gjahu vëllain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Sterio Jarua, 60 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Boçovë, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu( të cilën e mbante pa leje), vëllain e tij, shtetasin H.J, 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here