Foto/Mesazhi i Metës: Të gjithë të respektojnë integritetin profesional të gazetarëve

0
237

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë mbështetës për gazetarët, gjatë një takimi të zhvilluar sot me gazetarë dhe përfaqësues të medias në vend.

Meta e ka nisur fjalën e tij me një mbështetje të hapur për gazetarët, duke apeluar të mos intimidohet dhe cenohet integriteti i gazetarëve.

“Kur deformohet dhe kur cenohet liria dhe të drejtat e gazetarëve është cenuar dhe sistemi demokratik dhe kjo është ndjeshmëri që e ka gjithë shoqëria jonë në tërësinë e saj.

Do të jem këtu gjatë 5 viteve në mbështetje të misionit tuaj për një solidaritet të qartë, sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet dhe faktet në mënyrë të menjëhershëm, shpesh jo vetëm duke sakrifikuar, por edhe rrezikuar për shkak të ngjarjeve”- tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here