Partia Demokratike ka bojkotuar paradite, komisionin e Ekonomisë, ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2018. LSI-ja ka vazhduar të qendrojë në komision.
Bojkoti i PD-së është një formë proteste lidhur me lënien e imunitetit, deputetit Saimir Tahiri, nga mazhoranca, në një kohë kur ndaj tij kanë nisur hetimet për lidhje me banda kriminale dhe trafikun e drogës.