Itali/ Kapet sasi e madhe droge, prangoset 31-vjeçari shqiptar. Ja emri

0
292

Më shumë se 11 kg kokainë u gjetën nga policia italiane në shtëpinë e një 31-vjeçari shqiptar i cili jeton në rrugën “Don Giovanni Fornasini”, në zonën “Corticella” në periferi të Bolonjës.

Apartamenti u kontrollua të hënën nga efektivët, si pjesë e një hetimi më të madh, të koordinuar nga prokuroria, raportojnë sot mediat lokale.

Droga, kokaina me një pastërti të lartë dhe peshë prej 11.5 kg, u gjet e fshehur në një fund të dyfishtë në një dollap në banesën e Besian Elezajt.

Arrestimi i shqiptarit për akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës u cilësua i rregullt nga gjykata dhe Elezaj u la në arrest shtëpiak.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here