UEFA po planifikon një revolucion në futboll. Sipas të përditshmes gjermane “Bild” Shoqata e Futbollit Evropian në të ardhmen dëshiron të organizojë Kupën e Botës duke sfiduar në këtë mënyrë FIFA-n.
Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin pritet të paraqesë këtë plan në 55 anëtarët e kësaj organizate ku në një hotel të Frankfurtit janë zhvilluar bisedimet e para, shkruan SYRI.net.
Ndryshe nga Kupa e Botës, ky turne i ri pritet të luhet çdo vit. Kualifikimi është planifikuar të zhvillohet në gjashtë ndeshje ndërkombëtare të cilat do të zhvillohen në vjeshtë të vitit 2020, me tetë ekipet e para që pritet të konkurrojnë në finale.
Në dhjetor pritet që të merret vendimi përfundimtar, ndërsa edhe federatat e kontinenteve të tjera kanë shprehur interes.