Eksploziv në banesë, kryebashkiaku i Matit: Nuk kam konflikt me asnjë njeri!

0
171

Pas tritolit që shpërtheu në hyrjen e paratmentit të tij në Burrel pas mesnate, kryebashkiku i Matit Nezir Rizvani ka deklaruar se ai nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja dhe se ishte njoftuar nga fqinjët e tij. Por, Rizvani theksoi se nuk kishte konflikt me asnjë njeri.

“Unë nuk kam qenë në banesë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk ishin në banesë, – tha ai për ReportTv. – Nuk kisha asnjë dijeni për ngajrjen. Për shpërthimin jam lajmëruar nga komshinjtë. Nuk kam pasur asnjë lloj konflikt me asnjë”.

Rizvani është kryebashkiak i zgjedhur nga Partia Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here