Aksioni për ujin, Vasili-Ramës: Do t’u zhvasë para edhe të varfërve

0
190

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me aksionin e pritshëm të qeverisë mbi ujin e pijshëm, që është i ngjashëm me atë për energjinë elektrike. Referuar deklaratës së Ramës, sipas të cilit do të vendosen matës uji edhe për puset, Vasili shkruan se kryeministri grabit të varfrit për puset e ujit, që i bënë vetë.

“Kryeministri llafazan, thënë më thjesht kryeministri llafeshumë e punëhiç, do t’u zhvasë para edhe të varfërve, që i la pa ujë dhe që bënë me thonj, me djersë dhe me paratë e tyre nga një pus për ujë për nevojat me minimale të jetesës.

Turp i padëgjuar! Vetëm ky kryeministër e ka bërë në historinë e Shqipërisë, sepse as kryeministrat e pluralizmit të majtë e të djathtë, as Zogu as Enveri nuk e bënë.

Ky oligarkëve ua ul taksat dhe detyrimet të varfërve ua vë shqelmin në fyt.

Nuk u çoi as ujësjellësa dhe as ujë në shtepi.Tani të varfërit duhet të paguajnë për ato puse uji, që kanë ndërtuar po vetë.

Refuzojeni me të gjithë fuqinë këtë narkokryeministër, që u hap autostrada droges dhe krimit dhe fut në skamje të varfërit”, shkruan Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here