Prokuroria kohët e fundit ka ngritur disa dhjetëra dosje hetimesh për ministra dhe ish-ministra të kabinetit Rama dhe Berisha.
Një burim zyrtar nga Prokuroria i tha citynews.al se një hetim ka filluar për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Prej disa javësh institucioni i Prokurorisë ka filluar të skanojë së pari çështjen e mosfunksionimit të radarëve, si një akuzë e hedhur shpesh nga opozita por dhe një shqetësim nga ndërkombëtarët, që i kanë lënë shteg trafikut të drogës nga Shqipëria nëpërmjet Adriatikut.
Nderkohe nga burime të sigurta pranë prokurorisë, po ky website ka zbuluar emrin e një deputeti i cili pritet të arrestohet. Jurgen Çyrbjan, deputet aktual i Partisë Socialiste, ish-kryeregjistrues dhe ish-drejtor i Hipotekës në Durrës.
Gjithashtu mësohet se Jurgen Çyrbja është një person i përfshirë në dosje hetimore nga prokuroria lidhur me çështjen e Emiljano Shullazit, për të cilën është thirrur dhe në gjykatë për të dëshmuar në muajin korrik 2017. Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi e banda e tij kanë marrë Hotel Vollgën e Ylvi Beqajt. Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
Pas mbylljes së hetimeve në lidhje me deputetin në fjalë, pritet që prokuroria ti kërkojë Kuvendit autorizimin për arrestimin e tij.
Kujtojmë këtu se gazetari i kronikës, Artan Hoxha dje ka deklaruar në emisionin “Të paekspozuarit”, se pritet që prokuroria të kërkojë arrestimin e një tjetër deputeti