BBC reportazh për gjakmarrjen: Si ngujohen fëmijët shqiptarë

0
225

Thuhet se hakmarrja është pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri mund të jetë vërtet e tillë. BBC e nis kaq thjesht lajmin e gjatë, kushtuar një fenomeni aq të vështirë shqiptar: gjakmarrjes. Një konflikt që zgjatet në breza të tërë, duke thithur pa mëshirë edhe pasardhësit që nuk kanë pasur të bënin aspak me fyerjen apo vrasjen fillestare.

Gjakmarrja, – shkruan gjiganti mediatik anglez, – vazhdon të mbetet ende edhe sot mjaft e fuqishme, me 68 familje në rajonin e Shkodrës, aktualisht të paafta, të lëna në shtëpitë e tyre nga frika se kjo do t’i kushtojë jetën.

Reportazhi ngrihet mbi historinë e Nikos, 13 vjeç, i detyruar të qëndrojë brenda 4 mureve për krime të kryera përpara se ai të kishte ardhur në jetë. Ngatërresa që ka ngujuar familjen e Nikos ishte për çështje pronësie.

Ngujimit të adoleshentit e dhjetëra familjeve të Shqipërisë veriore, BBC i bën një krahasim goxha të goditur. “Është një lloj vetarrestimi”, thotë ajo dhe ashtu duket vërtet.

Lajmi i konceptuar për publikun perëndimor, për të cilin një fenomen i tillë lëkundet në kufijtë e të paperceptueshmes, shpjegon se gjakmarrja do të thotë që fëmijët nuk dalin dot nga porta e shtëpisë as sa për të shkuar në shkollë. E vetmja mënyrë që ata të arsimohen është që mësuesit t’u shkojnë në banesë. E për këtë nuk fajësohen dot as rregullat e vjetra. Tani, personat e përfshirë në konflikte gjaku shpeshherë abuzojnë edhe me Kanunin.

Mësuesja e Nikos, Liljana Luani i shpjegoi BBC-së se, po të respektohet deri në fund Kanuni, atëherë gratë dhe fëmijët nuk mund të vriten. “Por sot, – vazhdon ajo, – nuk po ndiqen më as rregullat e tij e as ligjet e shtetit, e në këtë drejtim, autoritetet e zbatimit të ligjit nuk po bëjnë aq sa duhet”.

Shefi i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka mbrohet duke thënë se është bërë gjithçka për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet, por janë njerëzit, ata që sipas tij keqpërdorin Kanunin, koha e të cilit për çdo rast ka kaluar e sot duhet të gjendej vetëm në arkiva.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here