Denoncimi i Berishës: Bushati në Greqi për qef ne buzuqe e jo për hallet shqiptare

0
200

 

Ndërkohë që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Kretë të Greqisë, nuk janë i të njëjtit mendim emigrantët shqiptarë.

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi, denoncojnë Ministrin e Jashtëm, se ka shkuar në Kretë për qejf dhe jo për të zgjidhur hallet e problemet e mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin grek.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i ish-kreut të qeverisë:

Nga Kreta zero probleme, zero zgjidhje!

Qytetari dixhital denoncon Ditzi Bushatin.

Të dashur miq, Diteziu hedh valle dhe pi uzo në buzuqe në Kretë, për të mbuluar dështimin e plotë të radhës, në takimin disa ditor me homologun e tij grek, në të cilin çdo gjë mbeti siç ishte; zero problem, zero zgjidhje.

Kurse qytetarët shqiptarë vuajnë me ditë të tëra në pikat kufitare midis dy vendeve tona. Ja se çfarë shkruan qytetari dixhital. sb

“Prsh z Berisha jemi nje grupe qytetaresh qe duam te ju njoftojme e jemi prej kater ditesh ne kakavi per te ikur ne greqi dhe me cdo gje ne rregullt dhe nuk na lene si ka mundsi kur mund te hapen nderkoh qe ministri yne prej tre ditesh vazhdon bisedime dhe ahengje ne Krete dhe dhe sot çirret per sukses.Cfar suksesi paska arritur ai,per te mbylkur kufirin mes dy vendeve”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here