FOTO/ Ja kush është shqiptari i vrarë në Greqi nga fqinja…

0
190

Një shqiptari gjeti vdekjen ditën e djeshme në Greqi, në tentativë për të ndihmuar një të re greke, e cila ishte përdoruese droge.

Mediat e vendit fqinj, kanë publikuar emrin e 35-vjeçarit shqiptar të vrarë, dhe bëhet fjalë për Valton Lokën, prind i dy fëmijëve, 15 dhe 7 vjeç.

35-vjeçari jetonte prej vitesh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe kohët e fundit kishte pasur probleme të shumta ekonomike, shkruan ekspres.

Për këtë arsye, gruaja e tij, ka bërë apel për ndihmë, për të sjellë trupin e pajetë të burrit në vendin tonë, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.

Sakaq, mediat greke kanë publikuar edhe foton e 26-vjeçares greke, ku mësohet se ajo ishte e skeduar për vjedhje, e megjithatë nuk ishte burgosur për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

Vajza, jetonte vetëm pak metra larg banesë së shqiptarit, në një shtëpi që nëna e saj ia kishte marrë me qira.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, pasi shqiptari kishte dëgjuar zhurma të mëdha që vinin nga shtëpia e grekes, kishte shkuar për t’i ardhur në ndihmë.

Në momentin që 36-vjeçari ka tentuar për t’i ardhur në ndihmë, e reja e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here