Ylli Dylgjeri: Një detyrë e vockël është edhe për Zonjën Vlahutin

1
382

Në vendin tim ka stabilitet politik dhe tektonik!

-sqaroi ciceroni danez, kur ekipi i drejtorëve të policisë vizitoi në Kopenhagen të Danimarkes shtëpinë e parë qytetare daneze, ndertuar rreth viteve 1670.

Përgjigja erdhi e irituar. Ciceroni u nxeh për faktin se pyetja që Ju bë, vinte nga një drejtor policie nga Shqiperia. Në psiqiken e ciceronit u shfaq për momentin gjëma, shkatërimi, tërmeti.

Më pas, në biseden koinfidente me Të’ mësova se për danezet e qetë është i pamundur ky sistem mendimi…me Tërmet-e!

Kështu mendojnë në europë…

Por jo në Ballkan. Jo në Shqipëri. Jo në Tirane. Jo ne kompleksin e vilave te Rolling Hills.

Do kalonin vite dhe si pyetja e ish-drejtorit te policisë do mendonte edhe e vetë Ambasadoria e Europës në Tirane zonja Vlahutin.

Ja çfarë thotë media:

“Tiranë, Romana Vlahutin bleu një vilë në kompleksin Rolling Hills në jug të Tiranës si rezidencë ambasadoriale për 1,6 milion Euro, afro trefishi i çmimit të tregut.

Pasi mediat publikuan skandalin vitin e shkuar, Shërbimi i Jashtëm Europian i kryesuar nga Federica Mogerini e mbrojti zonjën Vlahutin.

Vlahutin paraqiti si argumente mbrojtëse rrezikun sizmik apo xhamat mbrojtës antiplumb që përgjithësisht tingëlluan jo bindës”.

Pas ndertimit te kesaj vile europiane, qe une nuk mund te besoj se eshte ndertuar per arsyet mesiperme, Ne, dhe Kreu i shtetit Ju drejtuan zotit Hahn: i kemi realizuar detyrat, dhe duhen hapur negociatat per ne BE!

Pergjigja serisht nuk erdhi.BE mendon ndryshe. Edhe Une mendoj ndryshe. Kemi ende detyra

Ne dhe BE pa mbyllur.

Nje detyre e vockel eshte edhe per Zonjen Vlahutin. Po i rendis:

1. Hiq xhamat antiplumb ne vile.

2. Hiq themelet ekstra te rrezikut sizmik

3. Hiq kostumin e banjos, dhe lahu nudo, pa shqetesim, si ne vendin Tuaj. Keto jane.

Pasi Ti bëni keto pune te “vogla”, jam i bindur se vendi im do ti hapi negociatat per ne BE.

I bën dot? Koha filloi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here