Deputerja e PD: Qeveria po pastron paratë e drogës me koncesionet. Ja si qëndron e vërteta

0
205

Qeveria synon të pastrojë paratë e drogës dhe të krimit përmes koncesioneve. Skemën e ka zbuluar deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu përmes një postimi në facebook. Deputetja që është njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ka analizuar veprimet më të fundit të Ministrisë së Financave.
Zonja Kadiu ka vënë në dukje se Ministria e Financave nuk ka përfshirë shifrën prej 1 miliard lekësh në listën e koncesioneve duke mos e përllogaritur atë në nivelin e borxhit të shtetit, ndonëse në të vërtetë kjo shifër është një borxh që do të rëndojë në xhepat e të gjithë shqiptarëve.
Po kështu Kadiu shkruan se shifra prej 1 miliard lekësh e PPP-së synohet të futet në treg nga qeveria e cila në këtë mënyrë nuk bën gjë tjetër veçse pastron paratë e krimit dhe të drogës.
Statusi i plotë e deputetes Kadiu:
“Ministria e Financës nuk përfshin në listën e koncesioneve shumën prej 1 miliard lekë, duke mos e përllogaritur atë në nivelin e borxhit të shtetit. Pavarësisht nëse Ministria e Financës i përllogarit ato apo jo, ato janë borxhe që do t’i paguajnë fëmijët tanë.
1 miliard lekë të Partneritetit Publik Privat që janë paratë e drogës dhe të krimit, qeveria po i kthen ne motorrin e ekonomisë së vendit, ku pasojat sigurisht i mbajnë vetëm xhepat e çdo shqiptari”, shkruan ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here