Droga në Vilun, pendohet një nga të arrestuarit

0
220

Një nga 7 të arrestuarit për 1.5 tonët e kanabisit sekuestruar dy ditë më parë në Vilun ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Emrin e tij grupi hetimor nuk e bën publik por sqarohet se mbi dëshminë e tij është zbardhur roli i të prangosurve dhe personave të shpallur ne kërkim. Sipas këtij deponimi, droga sigurohej në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet.

Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj dhe Jaho Berdo. Ky i fundit  përveçse kishte në përdorim furgonin ku u gjet droga mësohet se disponon edhe një patentë skafi. Policia dyshon se është pikërisht ai që do të bënte transportimin me skaf të kanabisit. Të arrestuar nga policia janë edhe Sokol Ujkaj, banues në Velipojë, i cili kishte në administrim shtëpinë ku u gjet droga.

Vila dykatëshe është pronë e shtetasit Petrit Vuksani, i cili prej vitesh jeton në Itali. Është zbardhur edhe roli i policit të prangosur Enriko Zylo. Ai ka qenë garant dhe ka mbikqyrur ngarkesën e drogës nga Vlora deri në Vilun. Madje sipas grupit hetimor ai kishte paguar edhe 500 euro tek administratori i shtëpisë për të magazinuar drogën. Të martën 7 të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here