Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu dhe Deputeti Socialist, kryetari i Komisionit të Ekonomisë janë përplasur sot gjatë punimeve në Komisionë për çështjen e Hashashit. Me ironinë e tij, Spahiu ka thumbuar Braçen duke e pyetur nëse do jepte me konçesion dhe biznesin e Hashashit.
“A keni plan ta jepni me konçesion biznesin e Hashashit. Si do veproni?”, pyeti Spahiu. Braçe iu kthye se për këtë duhet të pyeste Koço Kokëdhimën, që ishte sipas Braçes dhe në rradhët e opozitës. “Përgjigjen ta jep Koço Kokdhima që e keni mes rradhëve tuaja…”, tha Braçe.