Rama: Mosha e pensionit (i paaftë fizikisht dhe mendërisht), por…HARRON…

0
273

Është banale të flasësh për moshën e personit dhe mbi të gjitha për ata që kanë një eksperiencë të vlefshme dhe për të cilët mosha është thjsht një vlerë e shtuar, por jo në rastin e kryeministrit tonë që nuk e ka problem të të fyej kurdo dhe të të japi dekorime dhe çmime kur ai ka interesat e tij. DY fjalë për kreun e Qeverisë: KOKAT QË QEVERISIN BOTËN JANË MBI MOSHËN E PENSIONIT( SILVIO BERLUSCONI, DONALD TRUMP, ANGELA MERKEL ETJ…)

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e Piro Xhixhos si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ne vendimin qe mban firmën e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që parashikon se lirimi nga detyra i anëtarit të AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho e ka mbushur moshën për të dalë në pension, por ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyrë eksplicite që një nga rastet e lirimit/shkarkimit të anëtarëve te AKEP-it ështe edhe mbushja e moshës se daljes në pension.

Ndaj, në vendim keshilli i ministrave thotë: vlerësojmë se arritja e moshës se pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike e mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi.

Në të vertetë arësyeja është diku tjetër për largimin e “pensionistit” Piro Xhixho. Ai është babai i deputetes së LSI, Erisa Xhixho. Ky është motivi politik, duke u kapur pas fijesh në një argument juridik siç është mosha e pensionit. Por fjala “Pamundësi mendore” në moshën e pensionit mbetet shumë fyese jo vetëm për specialistin e talentuar Piro Xhixho, por për krejt klasën e pensionistëve shqiptarë.

Kushdo e ka bërë atë shkresë në këtë rast duhet të kërkojë falje publike, e jo vetëm.

(Më poshtë është vendimi i Këshillit të Ministrave ku shkruan të zezë mbi të bardhë se kur del në pension se i paaftë fizikisht dhe mendërisht).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here