Një qytetar nga Shkodra denoncon publikisht një vendim të një gjyqtareje, e cila i ka sjellë atij mik të paftuar në banesë një të afërm, pasi ka dhënë urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij! Gjovalin Troja është përballur me këtë situatë ditën e diel, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk ishte vënë në dijeni!
Pasi ka lëshuar një urdhërmbrojtje për shtetasin Pjeter Ulndreaj gjyqtarja Ermira Dedja ka vendosur të nxjerrë 50 vjecarin nga banesa dhe ta dërgojë mysafir të paftuar në shtëpinë e një të afërmi.
Rasti denoncohet nga Gjovalin Troja, nga fshati Shtoj i Ri, i cili është ngarkuar ti vërë në dispozicion një dhomë të afërmit që e cilëson dajë.
Gjovalin Troja: Të dielën në darkë më ka ardhur në shtëpi dhe më ka thënë kemi një vendim nga gjykata për t’i liruar një dhomë Pjeter Ulndreaj. Kanë pasur ndarje martese dhe gjykata ka lëshuar një vendim për të ardhur për të jetuar në shtëpinë time dhe me i lënë një dhomë.
Pjeter Ulndreaj: Asnjëherë nuk më ka kontaktuar askush për këto vendime. Unë nuk kam ditur gjë që ka lëshuar vendime derisa ka ardhur drejtori i policisë në shtëpi. Këtë e di gjyqtarja.
Duke e cilësuar absurd deri shokues, Troja thotë se do ta denoncojë cështjen deri në Ministrinë e Drejtësisë.