Duket se ish-kryetarët e SHISH janë kthyer në protagonistë ditët e fundit.
Pas lajmit se Visho Ajazi i është propozuar presidenit Meta nga Edi Rama për Ambasador në NATO, vjen edhe një lëvizje nga vetë kreu i shtetit që ka të bëjë me një tjetër ish-drejtues të SHISH.
Fjala është për Bahri Shaqirin, i cili është emëruar nga Ilir Meta në postin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.
Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Republikës, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit Shkurt 2016.
Shaqiri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015.
Nga presidenti i mëparshëm Nishani, Meta ma ka mbajtur si këshilltarë edhe Ylli Asllanim dhe Piro Ahmetajn.