Qeveria braktis seancën, PD kërkon pushim

0
192

Prej orës 10:00 Kuvendi ka nisur diskutimet në lidhje me pr/buxhetin për vitin 2018 dhe paketën fiskale. Gjatë orëve të paradites kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha janë përfshirë në akuza dhe replika të ndërsjellëta.

Por ajo që ka rënë në sy më pas ishte fakti se deputetët nisën të lenë sallën e Kuvendit, ndërsa rreth orës 17:00 pothuajse i gjithë kabineti qeveritar nuk ishte i pranishëm. Kjo situatë ka detyruar deputetin demokrat Tritan Shehu që t’i kërkojë drejtueses së seancës, Vasilika Hysi që të ndërpresë punimet dhe të njoftojë qeverinë të jetë në sallë. Sipas deputetit demokrat, nuk është aspak normale që në një kohë që diskutohet mbi buxhetin qeveria nuk është e pranishme.

Ndërkohë, kamerat kanë fiksuar edhe një bisedë mes deputetit demokrat Oerd Bylykbashi dhe atij socialist Taulant Balla. Duket se ky i fundit ka shkuar në anën e grupit parlamentar për të diskutuar diçka me Bylykbashin, ndoshta për reformat, pozicion që deputeti demokrat e mbulon në grupin e tij parlamentar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here