Rama gënjen me zë e figurë: Nuk do ta lejojmë Tahirin të dal jashtë shtetit… (Video)

0
283

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka udhëtuar sot jashtë Shqipërisë. Largimi i tij nga Shqipëria bëhet në një kohë kur prokuroria po e heton për trafikun e drogës, pas përgjimeve të kryera nga antimafia italiane.

Prokuroria kërkoi në Kuvend arrestimin e Tahirit, përmes një kërkese me 5 pika. Një ndër të cilat ishte bllokimi i daljes jashtë vendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, duke iu referuar kërkesës së prokurorisë, Rama tha se pranonte 4 nga 5 kërkesat e prokurorisë.

E vetmja që Rama nuk ka pranuar është arrestimi i Tahirit, ndërsa të gjitha kërkesat e tjera ai tha se do i pranonte. Kjo do të thotë se të paktën politikisht, PS ka pranuar edhe kërkesën për të ndaluar daljen jashtë vendit të Tahirit. Për më shumë mund të dëgjoni videon e mëposhtme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here