Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur situatën aktuale në Shqipërinë e mbuluar me kanabis, me vdekjen e mafiozit italian Toto Riina.
Ish-reku i qeverisë ka publikuar një foto në Facebook, ku Rama është duke shkruar një shënim lamtumire në librin e ngushëllimeve për njërin ndër kapot më të mëdhenj të mafias italiane, Salvatore “Toto” Riinën.
Kujtojmë se ditën e premte Toto Riina humbi jetën në spital në moshën 87 vjeçare për shkak të problemeve me zemrën dhe kancerin në veshka.